Volkswagen nis revolucionin elektrik nga Kina

16/11/2017 21:53

Volkswagen po investon 10 miliardë euro në Kinë për të filluar revolucionin elektrik. Lajmi ndjek vendimin e Pekinit për të fiksuar vitin 2019, si periudhën kur do të fusë në fuqi sistemin e kuotave për shitjen e makinave elektrike.

Prodhimi do të nisë përmes një partneriteti me grupin automobilistik “Jianghuai”.

“Pas shumë pritjesh, teknologjia tani është e disponueshme”, thotë Joachim Welder, president i Audit në Kinë.

“Makina jonë e parë elektrike do të ketë një autonomi prej 500 km dhe kjo është një pikë që do të garantojë suksesin e produktit dhe kënaqësinë e klientëve. Kjo makinë do të jetë në treg në fund të vitit të ardhshëm”.

Kthesa ekologjike, sidoqoftë, nuk do të mund të zhdukë telashet juridike. Selia në Wolfsburg e kolosit gjerman i është nënshtruar një kontrolli, në kuadër të një hetimi për pagesa të ekzagjeruara për përfaqësuesit e personelit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA