Vdekja e modeles, ekspertiza: Jo nga lodhja, u helmua

16/11/2017 15:30

Lajmi se modelja 14-vjeçare ruse Vlada Dzyuba ndërroi jetë papritur për shkak të 13 orëve papushim të kaluara në pasarelë, rrezohet poshtë nga rezultatet e autopsisë që tregojnë se adoleshentja në fakt, mund të jetë helmuar.

Fillimisht u mendua se Vlada, që kishte nënshkruar një kontrate në Shangai, vdiq nga lodhja e skajshme, meningjiti apo septicemia.

Vajza i ishte ankuar të ëmës në telefon për lodhje të tmerrshme. “Jam e këputur”, i thoshte ajo, “dua vetëm të fle”, por të dhënat e para mjekoligjore tregojnë se në trupin e 14 vjeçares janë gjetur gjurmë të një “helmi të mistershëm biologjik”.

“Vlada mund të jetë pickuar nga një insekt vdekjeprurës, mund të ketë ngrënë diçka të gabuar ose dhe të jetë helmuar qëllimisht”, thonë burime hetimore.

Raporti i tyre nuk përjashton as mundesinë e tmerrshme që vajza të jetë shënjestruar nga një rivale e saj. Se cili është saktësisht helmi organik i gjetur ne trupin e adoleshentes, kjo nuk përcaktuar ende dhe do të kërkojë teste të mëtejshme.

Rasti i Vladës u shfrytëzua për të ngritur pyetje mbi shfrytëzimin e mundshëm të fëmijëve-modelë në këtë industri. E reja punonte në Kine pa sigurime shëndetësore dhe mendohet se ky fakt mund të ketë vonuar trajtimin në kohë të saj kur nisi të ndihej keq.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA