Në radhë te çezma, qyteti i Delvinës pa ujë

16/11/2017 12:19

Në çezmën në qendër të Delvinës, çdo dite krijohen radhë të gjata me njerëz që presin të mbushin ujë.

Por Ekspertët thonë se ky ujë nuk është i përshtatshëm për konsum, pasi ka përmbajtje të madhe squfuri. Shpërthime nëntokësore në afërsi të Delvinës në vitet 80 shkaktuan ndotje sulfurore të ujit që rrjedh nga burimi karstik i Vrizit.

Dy vjet më parë në bashkinë e Delvinës se nisi realizimi i në projekti për të sjellë ujë nga burimet e Tatzatit. Projekti duhet të siguronte deri në rreth 3500 litra për sekondë, por edhe sot e kësaj ditë rubinetet e konsumatorë të Delvines ende nuk rrjedh ujë i pijshëm, por vetëm ujë i ndotur me sulfurite.

Top Channel