Mungesat e Skënderbeut, Daja: Barazimi, rezultati më i drejtë

16/11/2017 19:28

Barazimi 1-1 në Vlorë, për trajnerin e Skënderbeut Ilir Daja ishte rezultati më i drejtë, duke pasur parasysh edhe mungesat.

“Treguam forcë karakteri. Barazimi ishte rezultati më i drejtë, duhej të ishim të qetë. Mendoj se edhe mungesat dhanë efektin e tyre. Në pjesën e dytë e vumë në vështirësi Flamurtarin. Jam i kënqur me mentalitetin që shfaqi skuadra në pjesën e dytë”, u shpreh Daja pas përfundimit të takimit.

Sa i përket kampionatit, që mbetet objektivi kryesor për korçarët në këtë sezon, Daja mendon se ekipi është në rrugën e duhur.

“Kampionati është ende shumë i gjatë, por nëse vazhdojmë në këtë mënyrë, them se jemi në rrugën e duhur për titullin”, tha trajneri i “Ujqërve të dëborës”.

Daja ka justifikuar edhe mungesat për shkak të impenjimeve të lojtarëve me kombëtaret.

“Sa i përket aktivizimit të futbollistëve që kanë qenë në aktivitet me ekipet kombëtare, kur vjen fjala për Sowe, asnjë lojtar nuk ka për të luajtur kurrë në fushë nëse është i sapoardhur nga avioni. Por ai ka luajtur me ekipin e tij kombëtar dhe ka qenë i ingranuar, ka pasur ritmin e lojës. Nuk është një lojtar që nuk ka qenë në aktivitet, por ka qenë në aktivitet. Për të tjerët nuk ishte dita e duhur për të luajtur, sepse kishim 4 futbollistë në ndeshjet e Kombëtares dhe besoj se ishte e lodhshme”, deklaroi më tej trajneri i Skënderbeut, Daja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA