Meta-Benjamin: Të rinjtë e kualifikuar, aset që duhet të investohet në vend

16/11/2017 14:11

Presidenti Ilir Meta është takuar me Robert Benjamin, drejtori për EQL në Institutin Demokratike Amerikan, NDI.

Duke theksuar rëndësinë që ka pjesëmarrja e të rinjve përmes shoqërisë civile dhe partive politike, Presidenti Meta mirëpriti mbështetjen dhe mundësinë që NDI u ka ofruar të rinjve shqiptarë të spikatin në individualitetin e tyre, si drejtues të të ardhmes, për të marrë më shumë përgjegjësi.

Kreu i Shtetit nënvizoi rëndësinë që ka investimi për të rinjtë e kualifikuar që ata të qëndrojnë në Shqipëri si një aset që duhet të investohet në dobi të të ardhmes së vendit.

Presidenti Meta çmoi gjithashtu përfshirjen aktive të NDI në avancimin e reformës së financave të partive politike nëpërmjet dialogut ndërpartiak dhe monitorimit të pavarur të shoqërisë civile, duke shpresuar në rritjen e transparencës financiare dhe integritetit të partive politike.

Presidenti Meta dhe zoti Benjamin folën edhe mbi zhvillimet në rajon, dhe rëndësinë që ka forcimi i zërit dhe përfaqësimit të shoqërisë civile për secilin vend dhe për rajonin në tërësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA