Trajneri i Kinës, Marcelo Lippi del në skenë pikërisht ditën kur u mbyll lista e 32 skuadrave pjesëmarrëse të Botërorit 2018 dhe këtë ai e bën duke lëshuar një bombë informative që është ruajtur me shumë kujdes nga Federata e Futbollit të vendit aziatik.

Në një intervistë për median kineze deklaroi se Kina po përgatit kandidaturën e saj për organizimin e Kupës së botës të vitit 2030. Një deklaratë e tillë duket e besueshme duke marrë parasysh faktin që Lippi i njeh mire planet e Federatës Kineze të Futbollit për organizimin e një kampionati botëror e destinuar që të ruhej në fshehtësi të plotë

Kjo deklaratë e Lippit ka shkaktuar një kaos në vendin nga Lindja e Largët, pasi nuk është hera e parë që është folur për mundësinë që Kina të hyjë në garë për Botërorin 2030, diçka që është lënë në heshtje nga drejtuesit e qeverisë kineze të futbollit.

Por këtë radhë Federata kineze e Futbollit ka vendosur të flasë duke e përgënjeshtruar trajnerin e Kombëtares

“Nuk e kemi bërë të ditur asnjëherë se cilin Botëror kërkojmë të organizojmë. Ky informacion nuk është i konfirmuar zyrtarisht dhe është një mënyrë interpretimi e medias”, theksohet në një komunikatë të këtij instiucioni.

Kina ishte në garë për organizimin e Botërorit 2018, por e humbi garën, ndërkohë që pjesëmarrja e vetme e përfaqësueses së këtij vendi në një Kupë Bote, është ajo e vitit 2002 në Japoni dhe Korenë e Jugut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA