Kore, tërmeti shtyn ‘provimin e jetës’

16/11/2017 15:15

Koreja e Jugut shtyu provimin kombëtar të hyrjes në universitet për herë të parë në histori, pas një tërmeti që goditi vendit të mërkurën. Tërmeti i rrallë për këtë vend e kishte epiqendrën në qytetin port të Pohangut dhe u pasua nga dhjetëra lëkundje dytësore.

Me vetëm 5,4 ballë ky ishte tërmeti i dytë më i fortë i regjistruar në historinë e Koresë së Jugut dhe si pasojë e tij rreth 60 persona u plagosën, ndërsa 1500 të tjerë janë të pastrehë.

Faktit që tërmeti është një eveniment i rrallë në Korenë e Jugut, i shtohet edhe rëndësia e provimit për hyrjen në universitet për të cilin nxënësit dhe prindërit e tyre përgatiten për muaj të tërë. Testi i përvitshëm jo më kot njihet edhe si provimi që përcakton jetën. Ky provim, i cili është shtyrë për javën e ardhshme për arsye sigurie, është thelbësor për të siguruar hyrjen në një nga universitet e mira të vendit dhe rrjedhimisht një vend pune të mirë.

“Është një përvojë ferri ta bëj këtë edhe për një javë. Nxënësit janë të dëshpëruar.”, shprehet Cho Hyun-Lee.

“Miqtë e mi i kishin hedhur librat dhe shkuan ti marrin nga plehrat. më dukej sikur isha gati tyë dilja nga ferri, por tani jam kthyer në fillim. Nëse nuk je një nga nxënësit që do ët bëjë testin, nuk mund ta kuptosh”, tha Yang Geun-Hyeok

Dhe është vërtetë kështu, nëse nuk je një nga adoleshentët koreano-jugorë para këtij testi nuk mund ta kuptosh rëndësinë që ai ka për jetët e tyre. Për të ilustruar sado pak vlerën e tij për Korenë e Jugut, mund të themi se avionët në vend ndalohen që të ulen në pista apo të ngrihen në fluturim për 30 minuta që zhurma e tyre të mos ndërhyjë me pjesën dëgjimore të provimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA