Çmimet FIFA “The Best”/ Sylvinho e Gjimshiti në një mendje për fituesin, por ndahen për të dytin dhe të tretin
Shtohen telashet për sportin rus për të cilin bien ndjeshëm shanset për pjesëmarrjen në Lojërat olimpike të Pyeongchangut që do të mbahen vitin e ardhshëm. Agjencia Botërore Antidoping ka mbajtur në fuqi vendimin e pezullimit të asaj Ruse, ndërkohë që IOC në mbledhjen e 5 dhjetorit në IOC do të marrë vendimin përfundimtar për Rusinë.
WADA e mori vendimin e saj për Agjencinë Ruse Antidoping pas një mbledhjeje të zhvilluar në Seul për të shpjeguar më pas edhe motivet e saj në arritjen e këtij përfundimi. WADA bëri të ditur se një prej arsyeve për lënien në fuqi të pezullimit të RUSAD ishte e lidhur me faktin se autoritetet politike e sportive ruse refuzuan të pranojnë përfshirjen në këtë skandal të madh të dopingut. Por jo vetëm kaq, së fundmi ka filluar të qarkullojë lajmi për zhdukjen e testeve pozitive me doping në Sochi 2014 të sportistes së Curling, Ekaterina Galkina e cila në këtë moment nuk është nën hetimin e IOC.
Agjencia Ruse antidoping reagoi ndaj këtij vendimi të WADAs nëpërmjet Drejtorit të Përgjithshëm të saj, Yuri Ganus.
“Ne i plotësuam të gjitha kriteret që vareshin nga ne”-tha Ganus-“i përmbushëm të gjitha kriteret e vendosura për ne. Ishin 2 pika që shkonin përtej të kompetencave tona dhe që ne për fat të keq nuk i plotësuam dhe WADA mori vendimin pikërisht duke u bazuar në këtë fakt”.
Lojërat Olimpike Dimërore të Pyeongchangut do të zhvillohen në periudhën 5-25 shkurt të vitit të ardhshëm.
Top Channel