“Bulqiza”, debat Rama-Basha në Parlament

16/11/2017 18:47

Lulzim Basha akuzoi në Parlament Kryeministrin Rama për situatën, që sipas tij, është në Bulqizë ku fëmijët janë të detyruar të nxjerrin krom për t’i mbijetuar varfërisë.

Kreu i opozites tha se Rama i quajti mashtrues gazetarët italianë që kishin bërë një reportazh mbi fëmijët e Bulqizes që nxirrnin krom.

Ai shtoi se fëmijët në Bulqize janë ditë për ditë duke punuar si skllevër.

I menjëhershëm ishte reagimi i Kryeministrit Rama, i cili tha se Basha po përdor njerëzit e varfër si mish për top, ndërkohë që nuk ka qenë asnjëherë në këtë zonë, përveç qendrës së qytetit.

Ai deklaroi se në Bulqizë ka një ndryshim rrënjësor nga gjendja e mëparshme dhe është ngritur një shkollë e formimit profesional.

Top Channel