Programi 1 miliard euro, Sejko: S’ka pastrim parash në banka

15/11/2017 15:09

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko përjashtoi mundësinë që bankat private të përfshihen në pastrim parash përmes financimit të projektit 1 miliardë euro të partneritetit publik privat.

“Bankat do të japin kredi bazuar në fondet e tyre të likuiditetit, që janë depozitat dhe janë depozitat e popullatës. Në këtë kontekst lidhur me sistemin bankar ne nuk shikojmë potencial të përfshirjes për parandalimin e pastrimit të parave të bankave, sistemit bankar në aktivitetin me koncesionet. kjo është e qartë pa ekuivok”, u shpreh Guvernatori Gent Sejko.

Por Sejko tha se Banka e Shqipërisë nuk mund të certifikojë e vetme pastërtinë e parave që do vijnë nga burimet e tjera të financimit. Sipas tij, kjo detyrë u takon edhe institucioneve të tjera.

“Pjesa tjetër ka të bëjë me projektin, me investitorët e projektit. edhe në këtë pjesë bankat kanë instrumente për verifikimin e origjinës, por njëkohësisht nuk janë vetëm bankat, janë dhe autoritetet e tjera ligjzbatuese. parandalimi i pastrimit të parave, e me radhë. pra ka një koordinim të grupit të punës për parandalimin e pastrimit të parave. ka disa kërkesa ligjore dhe rregullative që kërkohen dhe zbatohen dhe gjithsecili duhet të kryejë detyrën e tij. duhet raportuar origjina dhe burimi i parave, duhet investiguar paralelisht me projektin dhe në rastet e dyshimta duhen filluar investigimet. kështu funksionon parimisht”, sqaroi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko.

Opozita ka kërkuar zyrtarisht ndaljen e projektit 1 miliardë euro duke akuzuar qeverinë se përmes kësaj skeme do të pastrojë paratë e drogës. Por kryeministri Edi Rama i cilësoi akuzat si qesharake dhe shpërthim imagjinate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA