Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, priti sot në takim ambasadoren jorezidente të Izraelit për Kosovën, Alona Fisher-Kamm dhe një delegacion investitorësh nga Izraeli, me të cilët ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.
Limaj tha se Izraeli është lider në zhvillimin e potencialeve bujqësore dhe ardhja e tyre në Kosovë dhe sjellja e përvojës dhe investimet në bujqësi është lajm i mirë për Kosovën dhe mbi të gjitha mundësi që të hapen vende të reja të punës.
Ndërkaq, ambasadorja jorezidente e Izraelit për Kosovën, Alona Fisher-Kamm tha se janë këtu për të rritur bashkëpunimin. Biznesmeni nga Izraeli, Joshua Shlomiuk nga kompania OAPI, tha se ndihet i lumtur që është i pari që do të mund ta ndihmojë bashkëpunimin mes Kosovës dhe Izraelit, raporton kosovapress.
“Qëllimi jonë është të ndërtojmë një projekt për një investim 100 milionë dollarësh, i cili do të krijonte nga 800 deri në 1000 vende pune dhe për të kontribuar në arsimimin e fermerëve me teknologjinë më moderne”, theksoi ai.
Top Channel