230 euro pension për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës
15/11/2017 17:04
Qeveria e Kosovës me në krye Ramush Haradinajn ka marrë vendim për caktimin e pensionit për viktimat e dhunës seksuale gjatë kohës së luftës.
Sipas vendimit të Qeverisë, pensioni për këtë kategori do të jetë 230 euro, raporton KosovaPress.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, tha se ky vendim do të garantojë fillimin e një proces serioz ndaj kësaj kategorie. Sipas tij, kjo kategori do të ketë trajtim të mirëfilltë.
Po ashtu, është themeluar edhe sekretaria e Komisionit për njohjen dhe verifikimin e viktimave e statusit të viktimave seksuale gjatë luftës.
Top Channel