
Histori si në filma! I huaji përndoqi 14-vjeçaren në Tiranë duke u maskuar si vajzë amerikane, udhëtoi nga Finlanda dhe i trokiti në derën e shtëpisë
23/02 20:38
Një zjarr ka përfshirë në orët e para të mëngjesit të së martës një automjet në garazhin e një pallati në Elbasan.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.35 në lagjen “Kongresi i Elbasanit” ku në garazh kanë qënë të parkuar dhe mjetet e banorëve të tjerë. Si pasojë një mjet është djegur tërëisht dhe një pjesërisht.
Rënia e zjarrit paraprakisht mendohet të ketë qenë aksidentale, si pasojë e difektit teknik që ka patur njëra nga mjetet e parkuara. Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.
Top Channel