“Liga e drejtësisë”, Batman dhe Wonder Woman bashkojnë forcat

14/11/2017 13:25

“Superheronjtë” zbritën në Hollivud për premierën e “Ligës së drejtësisë”, seria më e fundit e universit të DC Comics, shtëpia e njohur botuese amerikane e librave vizatimorë.

Personazhet më të famshme të saj bëhen bashkë me yje si Ben Affleck, në rolin e Batmanit, Gal Gadot si Wonder Woman, Jason Momoa është Aquaman dhe Flashin e sjell Ezra Miller.

Gadot u vlerësua lart nga kritika për interpretimin e Wonder Woman e pëlqimi i publikut u pa qartë tek suksesi që pati filmi në “box Office”, megjithatë DC Comics nuk arriti ta barazonte entuziazmin e sakrificës së super heroit më të madh të rivalit të vet, Marvel.

Filmi “Batman Vs. Superman: Daën of Justice”, përfundoi me vdekjen e Supermanit, e cila në fakt, nuk përbente vërtet fundin e rrugëtimit. Rrëfenja e ligës së drejtësisë nis disa muaj pas atij momenti, kur të frymëzuar nga vetëflijimi i “njeriut të çeliktë“ për njerëzimin, Bruce Wayne dhe Diana Prince mbledhin bashkë në një ekip superheronjtë si mënyra e vetme për t’i bërë ballë kërcënimit katastrofik të Steppenëolf dhe ushtrisë së tij të parademonëve.

Në faqet e DC Comics nuk ka asnjëherë paqe; gjithmonë do te duhet të luftohet për të shpëtuar tokën apo për të parandaluar ndonjë katastrofë. Filmin e shumëpritur, “Warnes Bros” e nxjerr në kinematë amerikane duke nisur nga data 17 nëntor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA