Konsiderohet si një prej sekuestrimeve më të mëdha të drogës në historinë e qytetit të Ravenës në Itali, mbi 2 tonë hashash e marjuanë.
Hetimet e zhvilluara nga karabinierët e komandës rajonale të Ravena-s çuan në arrestimin e një 26-vjeçari italian, i njohur për forcat e rendit, e gjithashtu të 3 shqiptarëve, respektivisht 27, 53 dhe 21 vjeç.
Të gjithë u burgosen nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Sekuestrimi u bë i mundur pas një kontrolli territori, i zhvilluar natën mes të enjtes dhe të premtes. Një patrullë evidentoi një furgon që po lëvizte në zonën e Savios në drejtim të Ravena-s.
Në bordin e tij gjendeshin dy persona, të cilët nuk i ndaluan policisë. Kjo detyroi efektivet ta ndiqnin mjetin dhe pas disa minutash pasagjeri u arratis nëpër fusha. Drejtuesi i ndaluar, u identifikua si një 26-vjeçar nga Piemonte.
Brenda furgonit u gjetën 2.4 tonë marijuanë, 62 kilogramë hashash dhe 4 kilogramë vaj hashashi. Autoritetet e cilësojnë këtë si një prej konfiskimeve më të rëndësishme në këtë territor. Policia u vu më pas në kërkim të personit të arratisur dhe pas një operacioni që rezultoi me të shtëna armësh e mobilizimin e disa patrullave e një helikopteri u vunë në pranga 3 shqiptare. Siç bëjnë të ditur mediat italiane, hetimet vazhdojnë për të sqaruar prejardhjen e sasisë së drogës, edhe pse dyshohet për një zbarkim nga deti ne Lido di Classe.
Top Channel