
24/02 18:37
Një 45-vjeçar nga Dushku i Lushnjes është arrestuar nga policia pasi ka plagosur me thikë gruan dhe djalin e tij.
Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tij, ku Shpresim Gj., 45 vjeç në debat e sipër me bashkëshorten, M.GJ, 43 vjeç dhe djalin M. Gj, 18 vjeç ka goditur me thikë këta të fundit duke u shkaktuar dëmtime të lehta.
Mësohet se 45-vjeçari ka qënë problematik pasi abuzonte me pijen, ndërkohë që së fundmi kurohej dhe për depresion. Mbi të rëndon akuza e dhunës në familje.
Top Channel