Portieri brazilian me gjashtë gishta në njërën dorë thotë se është në të njëjtat kushte me portierët e tjerë. Edhe pse rivalët e mendojnë ndryshe, Edson Pereira Lisboa nuk është dakord me pretendimet e tyre se gishti i 11 i jep përparësi mes shtyllave.
Në Brazil e quajnë “Edson gjashtëgishtëshi” për shkak të një gishti të gjashtë që i del nga gishti i madh i dorës së majtë. 32-vjeçari ka një çrregullim të rrallë gjenetik, i cili shpesh i ka shkaktuar probleme me kundërshtarët në fushën e blertë. Në një intervistë për “Journal O Sul”, ai thotë: “Shumë vetë më pyesin nëse përdor doreza të veçanta, por dora ime rri për bukuri në një dorezë normale. Shumë të tjerë më thonë se i pres topat e fortë më me lehtësi, ose tallen e më pyesin nëse harxhoj më shumë para për manikyr…”.
Kur ishte fëmijë, mjekët i sugjeruan ta priste gishtin e tepërt, por mamaja nuk qe kurrë dakord. Edhe pse e nisi karrierën tek Atletico Mineiro në vitin 2005, nën drejtimin e trajnerit të tanishëm të Brazilit, Tite, Edson tani luan në kategorinë e tretë braziliane me ABC Futebol Clube.
Top Channel