24/05 15:52
Sabien Lilaj ishte një nga rikthimet më të këndshme të kombëtares shqiptare, teksa zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer në Turqi, ku Shqipëria fitoi 2-3.
Gjithsesi, jo çdo gjë shkoi mirë për mesfushorin e Skënderbeut, pasi një dëmtim në dorën e djathtë, do t’i kushtojë atij qëndrimin përreth 3 javë larg fushave të lojës.
Mesfushori korçar ka futur na allçi dorën e djathtë dhe pjesën e parakrahut, ndërsa konfirmoi dëmtimin dhe mungesën të paktën deri në fund të muajit nëntor.
Ky është një lajm mjaft i keq për trajnerin Daja, që duhet të bëjë llogaritë pa njërin prej futbollistëve më të mirë dhe më në formë të skuadrës së tij.
Top Channel