Trafikimi i heroinës së llojit “Cobret” ishte aktiviteti kryesor i organizatës kriminale italo-shqiptare që u godit në Napoli dhe Kazerta.

“Cobret” është një nga format e heroniës më pak të përpunuara, e cila së fundmi është përhapur shumë edhe për shkak të çmimit të lirë.

Kjo heroinë mund të merret edhe me anë të djegies si cigare dhe përdorimi i saj krijon varësi shumë të shpejtë. Emri “Cobret” i është vendosur për shkak të spirales së tymit që nxjerr djegia e saj, e ngjashme me kokën e gjarpërit.

Hetimet për këtë grup kishin nisur që në vitin 2016 dhe policia italiane në bashkëpunim me atë shqiptare kanë arritur të zbërthejnë të gjithë rrjetin dhe linjat e trafikimit.

Heroina fillimisht trafikohej nga Holanda ose Turqia në Shqipëri dhe më pas dërgohej në Itali. Ajo fshihej në automjete ose pjesë të trupit të korrierëve, mes tyre dhe një femër italiane shtatëzënë e cila ishte nisur nga porti i Durrësit.

I gjithë aktiviteti financohej nga 4 persona, ndërsa porositë zbatoheshin nga korrierët dhe shpërndarësit e lëndës narkotike.

Nga qershori 2016 policia shqiptare dhe ajo italiane kanë arritur të zbulojnë të paktën 6 raste të trafikimit të drogës, në një rast edhe 38 kg kanabis.

Në kuadër të operacionit “Smoke Snake”, Gjykata e Napolit ka lëshuar 26 urdhër-arreste nga të cilët 19 italianë dhe 9 shqiptarë.

Po ashtu janë sekuestruar 2 apartamente, 3 kompani, si dhe 65 llogari bankare që kalojnë shifrën e 500 mijë eurove. Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 26, 36 dhe 39 vjeç, ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet me dije pasi operacioni vazhdon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA