Shtëpia e Lasgushit, muze
13/11/2017 21:45
Qeveria ka nisur negociatat me pronarin e shtëpisë së poetit Lasgush Poradeci, për ta kthyer atë në muze në qytetin buzë liqenit.
Ministrja e Kulturës, Kumbaro e njoftoi këtë në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të lirikut të madh.
Kumbaro tha se shtëpia e Lasgushit nuk është thjesht një pikë pelegrinazhi në emër të poetit, por një pikë takimi për njerëzit e artit dhe pjesë e qendrës historike të Pogradecit, e shpallur në vitin 2015 nga qeveria, që do t’i nënshtrohet rijetëzimit dhe restaurimit, siç ka ndodhur me Korçën.
Top Channel