24/11 20:21
Një ushtar i Koresë së Veriut ka vënë jetën e tij në rrezik, teksa ka dezertuar duke kaluar kufirin për në Korenë e Jugut.
Ai është pikasur nga kolegët e tij, të cilët e kanë qëlluar, duke e plagosur.
Megjithatë, ushtari ka mundur të shpëtojë dhe të arratiset për në Korenë e Jugut.
Ai kaloi në jug të zonës së përbashkët të sigurisë në Panmunjom dhe tashmë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Rasti është konfirmuar edhe nga zyrtarë të Koresë së Jugut.
Top Channel