Koncesionet ndajnë mazhorancën, Braçe: Qeveria të kalojë kontratat në Kuvend

13/11/2017 15:14

Mënyra se si qeveria jep dhe administron koncesionet ka shkaktuar përplasje edhe brenda maxhorancës. Deputeti socialist Erjon Braçe kërkoi që koncesionet afatgjata të mos jepen nga qeveria, por të kalojnë përmes Parlamentit.

“Nuk do ishte më mirë që kontratat mbi katër vjet të kalojnë përmes Parlamentt. Që parlamenti të mos jetë noter i kontratave tuaja”, tha Erjon Braçe.

“Sepse nëse lidh një kontratë koncesioni ti lidh një borxh të ri, dhe borxhin e ri duhet të vish ta miratosh në këtë Komision dhe në këtë Parlament”, u shpreh Jorida Tabaku.

Në ligjin e buxhetit, Ministria e Financave ka vendosur një rregull, i cili i kufizon pagesat për koncesionet sa 5 për qind e të ardhurave buxhetore.
“Cili është instrumenti që e monitoron 5 për qindëshin. I njihni ndonjë rol Kuvendit ju?Sepse buxheti i shtetit ësthë atribut kushtetues i Kuvendit”, pyet Braçe.

“5 për qindëshin e monitoron qeveria”, përgjigjet ministri i Financave Arben Ahmetaj.

“Atëherë neni do ndryshoj. Kjo është arsyeja “, thotë Braçe.

Sipas Ministrit të Financave aktualisht Shqipëria numëron 213 kontrata koncesionare tek privatët, nga të cilat 178 kontrata janë dhënë para vitit 2013.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA