Organet e vettingut janë ende pa buxhet sepse institucionet thuhet se ende nuk janë rakorduar me ministrine e Financave.

E pavarësisht faktit se do të punojnë me më pak staf nga sa kërkuan dy muaj më parë, drejtuesit e këtyre institucioneve u shprehën të kënaqur, së paku për tani me fondin e pagave.

“Morrët shtesë 0 në burime njerëzore. Shtesë zero të pagës. Investimet sot 0. Me këto tre zero e ushtroni dot detyrën?”, tha deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj.

“Struktura tashmë është miratuar dhe në këto kushte do ta ushtrojmë veprimtarinë tonë. Sipas ecurisë më pas do të vijmë të kërkojmë me fakte punonjës”, tha Natasha Mulaj, kryetare e Kolegjit të Apelimit.

“Kur fillon Vettingu?”, pyet deputeti Alibeaj.

“Vettingu ka filluar dhe tani që flasim 12 komisionerët janë në punë. Stafi që kemi na del për momentin. Për sa kohë na del? Kjo është pyetje 1 mln dollarëshe. Se do cfarë do ndodhë në vijim…”, tha Genta Bungo, kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

“Investimet, tavani i vendosur nga ministria e financave është zero….”, u shpreh Haral Saraçi, komisioneri publik.

“Me qetësi, vetting do bëhet, lajmi i mirë është ka filluar. Edhe paratë do jua japim…”, tha kreu i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja.

“Thatë që jeni të kënaqur. Kërkuat kapacitete për të bërë vettingun. Keni 16 këshilltarë por janë shumë pak dhe ju që sot, që në herën e parë u tërhoqët, thoni që jeni dakord…”, u shpreh Oerd Bylykbashi.

Të tre institucionet e vettingut tashmë e kanë nisur punën, ndonëse ende kanë nevojë të rekrutojnë staf dhe për material teknike. KLD ishte e kënaqur me buxhetin e hartuar nga ministria e Financave ndërsa autoriteti për hapjen e dosjeve dhe KQZ kërkuan fonde shtesë për 2018.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA