Foto ilustruese

Një valë e motit të keq ka filluar orët e fundit të godasë Greqinë, prej zonave të saj perëndimore.

Në Korfuz, një person ka humbur jetën të dielën në mbrëmje, kur ujërat e një përroi kanë rrëmbyer automjetin me të cilin udhëtonte një 55-vjeçar, bashkë me gruan dhe fëmijët.

Në të njëjtën kohë, fenomene të tejskajshme të motit të keq kanë goditur zonat në jug të ishullit, pranë portit të Lefkimit.

Reshjet e rrëmbyera të shiut kanë shkaktuar përmbyjte edhe në qytetin e Igumenicës. Sipas meteorologëve, gjatë të gjithë javës një valë e keqe moti e quajtur “Euridiki” do të mbizotërojë në të gjithë vendin.

Gjatë mëngjesit të së hënës, zonat që janë goditur kanë qenë disa në gadishullin e Peloponezit, ku ka rënë edhe breshër, si dhe Greqia e jugut, kryesisht Kreta jugperëndimore, si dhe shumë ishuj të Egjeut qendror dhe atij juglindor, në kufi me Turqinë.

Mot i keq ka mbizotëruar gjatë të gjithë ditës edhe në kryeqytetin grek, Athinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA