I ftuar këtë të hënë në emisionin “Wake Up” në Top Channel ka qenë këngëtari Enxhi Sinani, i njohur për këngën e tij “La, la, la”.
Emigruar që në moshë të vogël në Itali bashkë me prindërit, gjatë intervistës ai ka treguar për projektet e tij, pasionin për tatuazhet, përse zgjodhi tregun shqiptar, etj.
Enxhi, kur fillove me muzikën?
Enxhi Sinani: Me muzikë kam filluar që i vogël, por tani kam filluar tamam.
E ke marrë seriozisht? Do jetë muzika rruga kryesore në jetën tënde?
Enxhi Sinani: Dëshira ime është kjo, por jetës nuk i dihet. Mund të vazhdoj për tatuator, për muzikë, nuk i dihet.
Përse zgjodhe Shqipërinë për këngën “La, la, la”?
Enxhi Sinani: Sepse bashkëpunëtori im Giti Doda ka më shumë njohje në Shqipëri. E njeh më mirë tregun. Zgjodha Gitin dhe marrëdhënia u zhvillua derisa u bëmë jo vetëm bashkëpunëtorë por edhe shokë.
Po tregun italian e ke menduar?
Enxhi Sinani: Po, por është talenti që do të bëjë tregun. Do të vijë dhe dita e Italisë, e ndonjë vendi tjetër…
Ti përse zgjodhe këtë titull, “La, la, la”? Duket si shumë shpërfillës…
Enxhi Sinani: Është shumë e përsëritur në këngë, por është edhe teksti që i jep kuptim titullit “La, la, la”.
Po klipi?
Enxhi Sinani: Klipi ka qenë ide e imja.
E ke ndarë mendjen, do merresh me muzikë apo tattoo?
Enxhi Sinani: Me të dyja.
Tek tatuazhet, çfarë dizajni të pëlqen?
Enxhi Sinani: Ato të errëta. Kanë lashtësi në vetëvete.
Po të fejuarës i ke dedikuar ndonjë këngë?
Enxhi Sinani: Jo.
Top Channel