Zvicrës i ka mjaftuar një barazim i bardhë në shtëpinë e saj për të prerë biletën për në Botërorin rus.

Në St. Jakob-Park të Bazelit, helvetër barazuan 0-0 me Irlandën e Veriut, rezultat ky që i kualifikon për në botërorin e verës së ardhshme falë fitores së siguruar në transfertë me rezultatin 1-0.

Xhemaili, Xhaka dhe Shaqiri ishin tre shqiptarët e hedhur në fushë që nga minuta e parë, ndërkohë që në të dytën, Xhemaili u zëvendësua nga Memedi.

Ashtu siç ishte parashikuar, Zvicra zhvilloi një lojë të kujdesshme me një sulmues dhe me një mesfushë të mbipopulluar e mbrojtje kompakte, duke synuar golin me anë të kundërsulmeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA