Ceremonia e hapjes së sistemit të ri gjyqësor, Presidenti Begaj: Drejtësia ka fituar autonomi të plotë. Reforma, përgjigje e domosdoshme ndaj krizës së besimit 26/01 10:57
Sot ishte dita e tretë dhe e fundit e bisedimeve që ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kozias zhvilluan në Kretë.
Ata kanë prekur të gjitha temat më të mprehta që ndajnë Tiranën dhe Athinën, ndërsa për disa prej tyre është arritur dakordësia.
Stafet e të dy delegacioneve po hartojnë deklaratën në fund të bisedimeve, ndërsa të dy ministrat po fluturojnë bashkë drejt Athinës.
I dërguari i Top Channel, Artur Bibe thotë se takimi ka përfunduar dhe bisedimet ishin në klimë pozitive. Sipas tij, në deklaratën e ministrave do të vihet re dëshira e mirë për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe.
Top Channel