Nacionalistët mblidhen në Poloni, marshim në ditën e Pavarësisë

12/11/2017 17:17

Dhjetëra mijëra nacionalistë shfrytëzuan ditën e Pavarësisë së Poloninë, për të marshuar në rrugët e Varshavës me flamujt në duar e duke ndezur flakadanë.

Demonstruesit e shumtë mbanin slogane mjaft raciste, ku shkruhej “Europë e bardhë, Europa duhet të jetë e bardhë”, apo “Lutuni për një holokaust islamik”.

Shumë prej tyre mbanin maska dhe valëvisnin flamuj të Polonisë, ndërsa këndonin slogane si “Vdekje armiqve të atdheut” apo “Poloni katolike dhe jo laike”.

Policia polake tha se rreth 60 mijë njerëz morën pjesë në demostratën nacionaliste. Shumica e protestuesve ishin polakë, por pati edhe qindra që mbërritën nga vende të tjera të Europës.

Një prej organizatave kryesore pas marshimit ishte “Kampi Nacional Polak”, një grup që shpesh ka protestuar kundër emigrimit të myslimanëve, të drejtave për homoseksualët, Bashkimit Europian dhe gjithçkaje tjetër, që sipas tyre dëmton vlerat katolike polake.

Megjithëse mbështetja për këtë grupim mbetet e vogël, kritikët thonë se qeveria polake, e cila i është afruar nacionalizmit dhe fajëson emigrantët për krimin dhe sëmundjet, ka krijuar një afmosferë intolerance dhe ksenofobie që i nxit ata.

Vitet e fundit, dita e Pavarësisë së Polonisë është lënë në hije nga marshimet e së djathtës ekstreme dhe frika për dhunë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA