‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë 23/11 22:34
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e së dielës në hyjre të tunelit të Kalimashit, në Rrugën e Kombit.
Një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurat anësore të saj.
Për pasojë, dyshohet se dy persona që po udhëtonin në të kanë mbetur të plagosur. Ata janë shoqëruar menjëherë në drejtim të Spitalit të Kukësit.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e automjetit.
Top Channel