Neymar zbret në Times Square në New York i veshur si “rosak”, por rosak Louis Vuitton, që kushton 4500 stërlina
Në ‘Wembley’ ka paqe, mes Anglisë vendase dhe Gjermanisë. Sfida miqësore, që pritej me interes të lartë, nuk arriti të prodhojë asnjë gol, ndonëse nuk munguan mundësitë e shënimit.
Shumë emra në fushë dhe shumë mungesa të rëndësishme për të dyja ekipet, por publiku londinez duhet të ketë mbetur i kënaqur me atë çfarë pa sot nga shkallët e stadiumit.
Në takimin mes Francës dhe Uellsit, vendasit arritën të fitojnë me rezultatin 2-0, duke shënuar nga një gol në çdo pjesë. Griezmann shënoi në minutën e 18’, ndërsa sulmuesi i Arsenalit, Oliver Giroud vulosi fitoren në të 71-tën.
Shumë gola dhe spektakël, në miqësoren mes Belgjikës dhe Meksikës, e cila përfundoi me rezultatin 3-3. Hazard hapi serinë e golave për belgët, ndërsa Romelu Lukaku shënoi 2 herë në portën meksikane. Nga ana tjetër, miqtë u kundërpërgjigjën me golin e Guardados dhe dopietën e Lozanos.
Takimi tjetër mes Polonisë dhe Uruguajit përfundoi në barazim pa gola, ndërsa Ukraina mposhti 2-1 Sllovakinë.
Top Channel