Në mbledhjen për konstituimin e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, opozita përsëriti qëndrimin e saj se votimi dhe numërimi elektronik është e vetmja zgjidhje për të garantuar një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

Përfaqësuesi i demokratëve, Oerd Bylykbashi tha edhe pse puna duhet të fillojë menjëherë.

“E fillojmë sot që nesër të mos thoni nuk kishte kohë, që të mos blehet vota, mos manipulohet vota. Sistemi të garantojë identifikimin biometrik, votimin dhe numërimin elektronik. Kjo duhet të jetë kryefjalë për të zgjidhur të gjitha problemet e tjera, përfshirë financimi dhe listat e zgjedhësve, apo votimi i emigrantëve që nuk do të jetë kurrë i suksesshëm nëse ne nuk garantojmë votimin e lirë dhe të ndershëm në Shqipëri”, deklaroi ai.

Bledi Çuçi nga Partia Socialiste hodhi poshtë pretendimet e opozitës për procesin e 25 qershorit.

“Mazhoranca i ofroi para zgjedhjeve opozitës gjysmën e qeverisë, gjysmën që lidhet drejtpërdrejtë me administrimin e zgjedhjeve, si dhe i dha kryetarin e kqz. Më shumë se kaq, sigurisht që nuk mund të bënim”, u shpreh ai.

Sipas Çuçit, Komisioni duhet të adresojë detyrimet e mbetura nga rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA