Punësimi i të dënuarve, debat në Komisionin e Sigurisë

10/11/2017 15:36

Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2018 është parashikuar rreth 11 miliardë lekë, por Qeveria synon të ulë shpenzimet në burgje përmes projekteve për punësimin e të dënuarve.

“Kosto aktuale e mbajtjes së një të dënuari është 20 mijë lekë të vjetra në ditë, ose 2 mijë lek, por ne do ta ulim”, deklaroi Arben Çuka, Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.

Policia e burgjeve aktualisht është pa uniforma.

“Figura e policit është figura e shtetit, çfarë të them”, deklaroi Çuka.

Në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë nuk munguan tensionet.

Top Channel