Protestë në Shkodër për kompensimin e ndërtimit të bypass-it të ri

10/11/2017 14:39

Banorët e zonës ku po ndërtohet bypass-i në qytetin e Shkodrës protestuan duke kërkuar dëmshpërblimin për tokat.

Sipas tyre, edhe shuma prej 470 mijë lek dynymi nuk është një vlerësim në përputhje me çmimin e tregut.

“Ka 5 vite që na kanë mbajtur tokën peng. Nuk na kanë dhënë asnjë shpërblim. Tani, të ndërpriten punimet dhe ta pastrojnë zhavorrin që na kanë hedhur këtu. Ne duam të na e shpronësojnë si duhet. Nuk është zalli i Kirit, është tokë buke”, thonë banorët.

Banorët i shqetëson edhe infrastruktura e rrugës së re, e cila, sipas tyre, nuk do t’u ofrojë dalje në tokat që përdoren për të kullotur bagëtinë.

Top Channel