
41 kg kanabis dhe dy të arrestuar, është rezultati i operacionit antidrogë të koduar “Dukas” në Patos.
J.G., i kishte lënë në ruajtje shtëpinë prej 20 vitesh familjes së Neritan Blidos, 28 vjeç. Gjatë kontrollit në këtë shtëpi, në dollapin e dhomës së gjumit policia gjeti të fshehur 5 thasë plastmasime kanabis, me peshë totale 41.3 kg, të sekuestruara në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se kjo sasi lënde e dyshuar narkotike ishte fshehur në këtë banesë nga Neritan Blido dhe Spartak Kamberaj të cilët kishin për qëllim trafikimin me destinacion Greqinë. Të dy të rinjtë u arrestuan.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Top Channel