Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Një tjetër aksident rrugor është verifikuar pasditen e së premtes në aksin Shkodër-Lezhë, ku një furgon është përplasur me një veturë.
Burime policore bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur tek kryqëzimi i Dajçit, ku furgoni me targë “SH 2947 E” ka përplasur një “Volkswagen”, po me targë Shkodre, “SH 2295 E”.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë një manovër e gabuar e drejtuesit të furgonit, për të parakaluar disa makina të tjera.
Si pasojë e impaktit kanë mbetur të lënduar të dy drejtuesit e mjeteve, A.P dhe S.H, të moshave 24 dhe 52 vjeç, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel