Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së gjatë takimit me eurokomisionerin Johannes Hahn ka shprehur edhe shqetësimin “për bllokimin e ngritjes së strukturave të Vettingut nga ana e maxhorancës aktuale”.

Znj. Kryemadhi i parashtroi Komisionerit faktet për situatën e rënduar politike, ekonomike dhe sociale, ku theksi është vendosur te influenca direkte e krimit të organizuar në zgjedhjet e 25 qershorit, si dhe aktualisht në instancat shtetërore apo në qeverisje.

Kryemadhi gjithashtu kërkoi nga Bashkimi Europian hapjen sa më të shpejtë të negociatave, si garanci për të luftuar bashkarisht krimin, drogën dhe korrupsionin qeveritar, për të rikthyer stabilitetin, ringritjen e shtetit të së drejtës dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Znj. Kryemadhi ndër të tjera theksoi nevojën për një rol më aktiv, denoncues dhe paralajmerues ndaj qeverisë nga Bashkimi Europian,ku në këtë situatë ku është Shqipëria është vendimtare jo për fatin politik të opozitës por për fatin e vendit dhe shqiptarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA