Gjyqtarja Enkelejda Hoxha e Gjykatës së Krujës, pasi liroi Genc Tafilin gjatë ditës së enjte ka liruar një tjetër personazh të botës së krimit, Ilir Pajën.
Paja, i qujatur ndryshe nga autoritete italiane si “UFO”, ka një sërë precedentësh penalë, që nga vrasjet dhe plagosjet me dashje dhe deri tek përdhunimet.
Ai ka mundur të arrartisej tre herë nga burgjet italiane, ndërsa në Shqipëri gjatë operacionit për arrestimin e tij plagosi rëndë një oficer policie që e mbante nën vëzhgim.
Për këtë ngjarje ai u dënua me gjashtë vite burgim, ndërsa i kishte mbetur edhe një vit nga dënimi, i cili iu fal nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha.
Gjyqtarja e Gjykatës së Krujës ka pranuar kërkesën e Pajës për t’u liriuar para kohe duke u mbështetur në një raport mjeko-ligjor, sipas të cilit Pajës mund t’i rrezikohej jeta nga qëndrimi në qeli.
Gjyqtarja Enkeleda Hoxha, e cila liroi brenda pak ditëve dy emra të njohur të botës së krimit në vend është në procedurë verifikimi nga KLD, pas iniciativës së Presidentit të Republikës, Ilir Meta pas vendimit të kësaj gjyqtarje për lirimin e Genc Tafilit, edhe ky një njeri i rrezikshëm i botës së krimit dhe që me percedentët që mbart nuk i lejohet lirimi para kohe me kusht, për shkak se ishte përsëritës.
Nisur nga këto dy raste brenda një jave, verifikimi i vendimeve të kësaj gjyqtareje, edhe për çështje të tjera duket se është një veprim i pashmangshëm i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese.
Top Channel