Marco Guido Cavanna është përdorues droge në vendin e tij, Itali. Ai thotë se kishte dëgjuar që në Shqipëri hashashi shitej lirë, ndaj edhe vendosi të udhetonte drejt Ballkanit për festat e fundvitit në 2016.

Për dy javë, 58-vjeçari italian jo vetëm që konsumoi hashash dhe festoi me të dashurën që gjeti në Durrës, por vendosi të merrte me vete 168 gramë kanabis sativa.

E fshehu drogën në çorape, por për fatin e tij të keq boçet e hashashit u zbuluan nga policia në pikën kufitare të Muriqanit.

Pas sekuestrimit të kësaj sasie, së bashku me personat që e ftuan në Shqipëri, Cavanna iu nënshtrua gjykimit për trafik droge të mbetur në tentativë.

Ndonëse analizat toksikologjike e vërtetuan qëndrimin e Cavanna-s si përdorues droge, ai u shpall fajtor këtë të enjte si trafikant në tentative dhe jo si mbajtës i lëndëve narkotike, sepse sado e vogël të jetë sasia e drogës, kur bllokohet në kufi pozitat e të dyshuarit rëndohen.

Si trafikant në tentativë u dënua edhe Elton Hyseni, i cili mori sikurse italiani 6 vjet burgim, ndërkohë që shoqëruesi tjetër Arsen Hysja u dënua me 2 vjet burgim për veprën e moskallëzimit të krimit.

Nën gjykim tek Krimet e Rënda janë 19 shtetas të huaj, kryesisht për ngarkesa të konsiderueshme që kanë tentuar t’i trafikojnë drejt Evropës. Për këtë vit kryesojnë italianët, maqedonasit dhe bullgarët, që dyshohen që nga transporti deri tek përdoruesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA