Aktualisht vetem një e treta e ujit që konsumohet në Shqipëri paguhet, pjesa tjetër është e ndarë në mënyrë të barabartë mes humbjeve në rrjet dhe vjedhjes.
Ministri i Infrastrukturës kërcënoi ujësjellësit që nuk përmirësojnë punën, rrisin të ardhurat, me ndërprerje të financimeve dhe masat mund të jenë deri ekstreme, administrim nga shteti duke ia hequr nga duart bashkive.
“Ata ujësjellësa që nuk do të performojnë do të merren nga shteti, nuk kanë pse t’i mbajnë me bashkitë, ose do t’i bashkohen ujësjellësave me perfomancë të mirë ose do marrë vetë shteti siç bëri me energjinë elektrike”, tha Gjiknuri.
Por për opozitën reforma e paralajmëruar në këtë sektor do të rëndojë mbi qytetarët.
“Merresh me pompat e puseve, e di sa bëjnë 25 mijë pompa që do i veni puseve, ishin fiks sa 863 mijë eurot që u kapën tek ajo fuoristrada, blejini me ato pare dhe jepjani popullit, jepjani falas se investimin e kanë bërë ata”, tha Florion Mima, deputet i PD-së.
Top Channel