“Shqipëria nuk ka qenë kurrë më mirë”/ Rama: Ju që merreni me asimetrinë e hundës time, kjo shenja është nga tentativa për të më hequr nga faqja e dheut Socialistët i kërkuan sot kryetarit të Partisë Demokratike që të mos heshtë për çështjen e kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj. Sërish PS akuzoi KQZ-në për shkelje të ligjit.
“Lulzim Basha vazhdon të bëjë hetuesin, prokurorin, gazetarin dhe mos ti përgjigjet pyetjes se pse vazhdon ta mbrojë kryebashkiakun e Mallakastrës, duke shkelur kështu ligjin e tij të dashur të dekriminalizimit për të dytën herë. Është hera e dytë që Lulzim Basha merr në mbrojtje njerëzit e tij të kapur me presh në duar dhe është hera e dytë që refuzon të marrë përgjegjësinë në detyrë si kryetar i Partisë Demokratike. Ne socialistët respektimin e ligjit dhe barazinqë e të gjithë shtetasve para ligjit e kemi treguar me fakte, veprime dhe jo me fjalë”, tha Klotilda Ferhati, deputete e PS-së.
Top Channel