Opozita akuzoi qeverinë se koncesionet që ajo ka dhënë tek privatët po minojnë financat e shtetit.

“Koncesionet janë duke gërryer buxhetin. Qeveria është e paaftë për të bërë investime publike dhe po i transporton ato në koncesione dhe PPP”, tha deputetja Jorida Tabaku.

“Kemi bërë shumë mirë që i kemi dhënë ato koncesione. Pse ç’doni ju? Që ato 7 milionë dollarë të dializës t’i paguajnë qytetarët? Jo, do t’i paguajë buxheti. Jemi qeveri e majtë ne”, reagoi ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Ndërsa deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim ngritën një tjetër problem që lidhet me shpenzimet e buxhetit. Atë të statusit të minatorit.

“Prej një muaji kam depozituar projektligjin për statusin e minatorit. Qeveria duhet të jepte përgjigje brenda muajit. Ndoshta Ministria e Financave e ka shqyrtuar, çfarë po bëhet?”, deklaroi deputeti Përparim Spahiu.

“Jo, nuk do ta lejoj atë ligj. Ne do ta analizojmë mirë statusin, në mënyrë që minatori që është minator ta përfitojë statusin”, u përgjigj Ahmetaj.

“Po, pse cfarë po them unë, është minator, s’është minator?”, insistoi Spahiu.

“Po, atë po thua. E ke parë statusin e naftëtarit si është? shko shikoje”, u përgjigj nga ana e tij Ahmetaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA