Diskutimi i buxhetit 2018 për institucionet e tjera, ka sjellë tensione në komisionin parlamentar të ligjeve. Ka qënë deklarata e kreut të këtij komisioni një ditë më parë që ka sjellë dhe debate mes Ulsi Manjës dhe deputetit demokrat Eduard Halimi.

Halimi: Jemi këtu për të mbrojtur buxhetin nga Habilajt, nga baronët e drogës. Ju (i drejtohet Ulsi Manjës) keni sulmuar Prokurorinë, nuk duhet ta bësh më.
Manja: S’më mëson dot ti çfarë të bëj.
Halimi: Je kryetar i komisionit të ligjeve të ndalohet ty të sulmosh Prokurorinë.
Manja: Fol për buxhetin

Debati mes Manjës dhe Halimit është rindezur më pas sërish.
Manja: Kujdes kur flet me mua. Unë s’jam avokat banditësh.
Halimi: Është më mirë të jesh avokat sesa të merresh me këtë politikën e neveritshme.

Një ditë më parë, Ulsi Manja dha një deklaratë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit. “Prokuroria po bën pazare që vijnë erë të keqe me kilometra larg dhe gjithë Tirana e di. Prokuroria po shfaqet hapur si vegël e politikës dhe padrejtësisë. Po provon një kalbëzim të tmerrshëm të sistemit”, tha Manja një ditë më parë. Për Halimin, Manja është i ndaluar të bëjë të tilla deklarata.

Opozita, pas bojkotit të ditëve të fundit, sot ka qendruar në komision. Ndërkohë në panelin e palëve të interesuar ndodheshin përfaqësuesit të Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, për të folur për buxhetin e akorduar nga qeveria për këtë institucion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA