Takimi mes Lazios dhe Udineses, i programuar për t’u luajtur të dielën e kaluar në Romë, nuk u zhvillua për shkak të reshjeve të shumta të shiut, që bënë terrenin e ‘Olimpico-s’, të papërshtatshëm.

Federata Italiane e Futbollit ka vendosur që përfundimisht takimi të zhvillohet më 24 janar, ndërsa orari është ende për t’u përcaktuar.

Ora 19:00 është vendosur paraprakisht, por nëse takimi tjetër i prapambetur mes Sampdorias dhe Romës, do të luhet në 13 dhjetor, atëherë Lazio-Udinese do të startojë më 20:45.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA