Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Disa persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur një shtëpi, në fshatin Donofrosë, të njësisë administrative Ura vajgurore, në Berat.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar edhe dëmtime të lehta të çiftit të bashkëshortëve, 57-vjeçarit O.B. dhe 55-vjeçares D.B.
Ata ishin dëmtuar gjatë tentativës për t’u përballur me grabitësit, të cilët i kishin qëlluar me qytën e armës. Grabitësit, ende të paidentifikuar, pasi kanë kontrolluar shtëpinë, janë larguar që aty duke marrë me vete edhe dy aparate celularë.
Policia ka filluar krehjen e zonës dhe ka ngritur pika kontrolli në akset rurale dhe nacionale, për të bërë të mundur kapjen e autorëve të grabitjes, ndërsa grupi hetimor ka filluar punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel