Në vijim të operacionit të koduar “Bahçallëku”, forcat e policisë së Shkodrës kanë arrestuar në flagrancë edhe 4 shtetas.

Burime nga drejtoria e policisë së qytetit verior bëjnë të ditur se personat në fjalë rezultojnë të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të të njëjtit operacion, mëngjesin e së martës u arrestuan po në Shkodër një çift, të cilët ishin në posedim të një sasie prej 25 gramë heroinë me qëllim shpërndarjen e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA