E rëndë në Selanik, 26-vjeçari shqiptar gjendet pa jetë, në trup ka plagë me armë zjarri
Shqipëria dhe Kosova do të kenë një axhendë të përbashkët për organizimin e diasporës.
Ministri i Shtetit për Diasporë, Pandeli Majko takoi në Tiranë homologun e tij, njëherësh zv.Kryeministrin e Kosovës, Dardan Gashi, me të cilin u ra dakord që dy vendet të firmosin dy marrëveshje në mbledhjen e përbashkët të qeverive.
Pika kryesore do të jetë ngritja e qendrave të përbashkëta kulturore, që do të kenë si qëllim unifikimin e aktiviteteve në diasporë.
Majko tha se “Ne kemi një Migracion shumë të suksesshëm nga pikëpamja individuale, ndaj po përpiqemi të bëjmë një strategji në funksion të detyrimit që Shqipëria dhe Kosova kanë ndaj qytetarëve të tyre jashtë kufijve shtetërorë”.
Ndërsa zëvendëskryeministri Dardan Gashi, duke folur për rëndësinë e qendrave kulturore theksoi se “ato do të kenë në fokus edhe arsimin, mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e Shqipërisë, Kosovës dhe të gjitha viseve shqiptare”.
Top Channel