Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona në dy kontrolle të ndryshme të realizuar në kryeqytet, në bazë të planit të masave të marra nga uniformat blu.
Në Rrugën “Hoxha Tasim” është ndalur për kontroll Gentian Kalemi, 37 vjeç. Në brendësi të mjetit të tij tip “Audi” u gjet një dozë kokainë. Por më pas në shtëpi, Kalemit i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 90.2 gramë fara Cannabis Sattiva, si dhe shumat monetare 36440 Franga Zviceriane, 170 Euro, 100 Cent Bolivian, 5 Leji Rumun, 77 000 Lekë.
Në një tjetër kontroll, në Rrugën “Sami Frashëri”, është ndaluar automjeti “Renault”, ku në drejtim të mjetit ishte J. B., 25 vjeç nga Korça, dhe pasagjer Ahdi Zeqollari, ku drejtuesi i automjetit porsa ka parë policinë ka braktisur automjetin edhe është larguar me vrap, i cili është shpallur në kërkim nga Policia.
Gajtë kontrollit të automjetit është gjetur një leje drejtimi Italiane e falsifikuar me gjeneralitetet M. Z., por me fotografin e shtetasit J. B.
Pas kontrollit fizik të shtetasit Ahdi Zeqollari, i janë gjetur me vete dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22.4 gramë heroinë.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mosbindja ndaj urdhërit të policisë së rendit publik” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.
Top Channel