Socialistët dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Agron Kapllanajt. Pas akuzave të numrit 2 të socialistëve Taulant Balla në adresë të Prokurorisë, KQZ-së dhe kryetarëve të opozitës, Basha dhe Kryemadhi, PS përmes 49 deputetëve ka vendosur që kërkesën për përfundimin e mandatit të Kapllanajt dhe pavlefshmërinë e vendimit të KQZ, t’ja dërgojë Kushtetueses.

“Në emër të 49 deputetëve të mazhorancës, sapo kemi depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për konstatimin e pavlefshmërinë për përfundimin e mandatit të kapllanajt”, njoftoi deputetja socialiste, Klotilda Ferhati.

Socialistët bëjnë sërish përgjegjës Lulzim Bashën për presion të ushtruar ndaj KQZ dhe vetë kreut të saj Klement Zguri.

“Për të gjithë është e qartë pse Basha sillet si polic e prokuror, se nuk e bën dot detyrën e kretarit të PD. Kapllanaj është dënuar me 2 vjet heqje lirie dhe 200 euro gjobë për vjedhje. Por Basha s’jep përgjigje dhe s’mban përgjegjësi. Basha flet 10 herë në ditë për të tjerët, për krimin e të inkriminuarit, por ka 3 ditë që nuk flet për të dënuarin për vjedhje, të cilin Basha e mbrojti duke shkel ligjin në KQZ. Vendimi KQZ jo vetëm është i paligjshëm në përmbajtje dhe arsyetim i servirur nga opozita, por edhe për shkak të shkeljes së afatit të shqyrtimit. Klement Zguri me dashje dhe nën presion politik opozitar nuk respektoi detyrimin ligjor për ta shqyrtuar brenda 10 ditëve sipas ligjit të dekriminalizimit”, thonë socialistët.

Për këtë, socialistët i referohen ligjit sipas të cilit, në tejkalim të afatit çështja i kalon Kuvendit që përmes 1/5 së deputetëve ka të drejtë ta dërgojë për vendim në Gjykatën Kushtetuese, për të shqyrtuar rezultatin e verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për Agron Kapllanaj dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të tij në krye të Bashkisë së Mallakastrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA