Policia e Shkodrës ka sekuestruar 25.4 gram heroinë duke vënë në pranga dy persona, në sajë të operacionit të koduar “Bahçallëku”.

Të arrestuar janë çifti i të fejuarve Denis Shema, 34 vjeç, dhe Romina M. 26 vjeçe, banues në Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Bahçallek”, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në automjetin tip Audi me targë AA811ED të Denis Shemës u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, me peshë 25.4 gram.

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, automjeti tip Audi, 3 telefona celular dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA