Chivu: Jam i hidhëruar, Liga e kampioneve ka nivel shumë të lartë, por duhet t’i japim meritat kundërshtarit
West Ham vendosi të largojë trajnerin kroat Slaven Biliç nga pankina, për shkak të rezultateve të dobëta, ndërsa drejtimin e ekipit duket se do t’ia besojë një emri të njohur të Premier League-s.
Bëhet fjalë për ish trajnerin e Manchester United-it, David Moyes, i cili pritet të prezantohet zyrtarisht sot te klubi anglez dhe do të fillojë menjëherë nga puna, me stërvitjen e parë.
Sezonin e fundit Moyes drejtoi klubin e Sunderland-it, nga ku u shkarkua pasi u konfirmua matematikisht rënia e skuadrës në Championship, në prill të këtij viti.
Krahas Manchester United-it, Moyes ka drejtuar për 11 vite Evertonin, ndërsa ka provuar edhe një aventurë 1 vjeçare te klubi spanjoll i Real Sociedadit. West Ham vendosi t’ia besojë Moyes-it pankinën, pasi mori një refuzim të prerë nga ish trajneri i Bayernit të Mynihut, Carlo Ancelloti.
Top Channel